![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/04/200x200_Kercimi-600x3601649058620.jpg)
Lexoni edhe:
Talent i pazbuluar: Futbollisti i mahnit shokët e skuadrës me kërcimin që e bëri në dhomën e zhveshjes
Basketbollisti amerikan Aaron White zbulon se klubi i tij, Crvena Zvezda, nuk e kishte lënë atë dhe shokët e skuadrës ta kapin banerin i cili bënte thirrje që të ndalet lufta në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se nuk e përkrah luftën, por që nuk i ishte lejuar ta mbante në dorë banerin. Kjo pasi serbët ia mbajnë anën Rusisë, e cila është futur ushtarakisht në territorin ukrainas.
“Si ekip, ne na është thënë që të mos e prekim atë flamur. Do të doja ta bëj të qartë se unë nuk e përkrah luftën. Unë dua paqe në botë”, ka shkruar White në “Twitter”. Tifozët e Zalgirisit në Lituani i vërshëllyen dhe i kontestuan lojtarët e Crvena Zvezdës për vendimin e marrë që të mos e mbështesin ndaljen e luftës.
Crvena Zvezda starting five did not hold the "stop the war" banner in Ukraine's colours and got booed before the game vs Zalgiris in Lithuaniapic.twitter.com/lmkcMyV59h
— Eurohoops (@Eurohoopsnet) April 3, 2022
(Kosova Sot Online )