Gjykata e refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit

  • 04 April 2022 - 13:53
Gjykata e refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit, i cili ishte në proces për të garuar për pozitën e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Vokrri ishte ankuar në gjykatë se Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është i parregullt. Por, kjo gjykatë e ka vlerësuar si të pabazuar ankesën e tij.

Sipas burimeve të medieve  shumë shpejt pritet të publikohet vendimi. Para disa ditësh, Gramoz Vokrrit nuk iu mundësua garimi për të parin e FFK-së për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme.

(Kosova Sot Online )