
Lexoni edhe:
Muriqi do të kthehet në Lazio
Kupa e Kosovës rikthehet sot me ndeshjet gjysmëfinale. Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj faze do të jetë ai në mes të Prishtinës dhe Llapit. Dy rivalët e vjetër u përballën edhe në Superligë fundjavën që shkoi, me kryeqytetasit që fituan me rezultat 2:1.E tash, prishtinasit do të mundohen ta krijojnë një epërsi solide në ndeshjen e parë gjysmëfinale, para se t’i vizitojnë llapjanët javën e ardhshme në Podujevë.
Muriqi do të kthehet në LazioLexoni edhe:
Nga ana tjetër, fituesi aktual i Kupës do të mundohet të dalë i pamposhtur nga stadiumi “Fadil Vokrri” sot. Kurse, dueli tjetër gjysmëfinal është ai në mes të Dritës dhe Ramiz Sadikut. Gjilanasit shihen si favoritë për ta prekur finalen. Por, ekipi prishtinas do të japë gjithçka nga vetja për ta bërë mrekullinë dhe për ta siguruar finalen historike. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të fillojnë në orën 14:00.
(Kosova Sot Online )