![](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/14/200x200_Qeveria-Kurti-21649915941.jpg)
Lexoni edhe:
Detyrë parësore e Qeverisë, beteja për një diplomaci të çliruar nga lidhjet klanore të interesit që e kanë deformuar
Jurgen Klopp ndihet i lumtur që Liverpooli u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Reds” iu mjaftoi barazimi 3:3 në shtëpi pasi e kishin fituar duelin e parë ndaj Benficas në Portugali. Sipas trajnerit gjerman, portugezët e merituan barazimin në “Anfield Road”.“Do ta festojmë këtë kalim tutje, jam mjaft i kënaqur sepse kemi arritur të kualifikohemi në gjysmëfinale. Kam bërë shumë ndryshime në ekipin startues sepse kalendari ynë është mjaft angazhues dhe i ngjeshur. Benfica e meritoi barazimin, por unë jam megjithatë i kënaqur”, deklaroi Klopp për “Sky Sport”.
Në gjysmëfinale, Liverpoolin e pret një punë e vështirë pasi do të ketë punë me Villarrealin, i cili i eliminoi paraprakisht Juventusin dhe Bayern Munichun.
“E kam parë ndeshjen e Villarrealit me Bayern Munichun, spanjollët e kanë merituar të kalojnë tutje sepse i kanë bërë dy ndeshje të shkëlqyeshme. Emery është mbret i Europa Leagues, do t’i respektojmë kundërshtarët tanë, por do të mundohemi ta kalojmë edhe këtë sfidë”, vazhdoi trajneri gjerman.
Ai thotë se tash skuadra duhet të fokusohet tek ndeshja e ardhshme në FA Cup, ku Liverpooli do të luajë me Manchester Cityn, të cilën e konsideron si njërën prej skuadrave më të mira në botë.
(Kosova Sot Online )