Mediumi spanjoll zbulon se në cilat ditë po agjëron Vedat Muriqi

  • 14 April 2022 - 12:07
Mediumi spanjoll zbulon se në cilat ditë po agjëron Vedat Muriqi

Në futbollin evropian janë të shumtë futbollistët myslimanë që janë duke agjëruar. Edhe në futbollin spanjoll ka të tillë. Madje, në klubin e Mallorcas janë tre të tillë, ganezi Idrissu Baba, senegalezi Amath Ndiaye dhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi. Sipas mediumit spanjoll “ultimahora.es”, i cili ia kushtoi një shkrim “Ramazanit në kohën e futbollit”, sulmuesi prizrenas po agjëron vetëm në ditët kur nuk ka stërvitje e as lojë

Në këto ditë ai i rikuperon ditët e humbura të agjërimit. As dy futbollistët afrikanë nuk duan të shkaktojnë probleme dhe janë munduar ta përshtatin sa më mirë çështjen e agjërimit.

Në La Liga po agjëron edhe Karim Benzema, i cili bëri iftar vetëm pak kohë para se të fillonte ndeshja me Chelsean, në Angli dhe në Spanjë.

Në futbollin evropian po i jepet rëndësi muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në Bundesligë ditë më parë u ndërpre një ndeshje për pak minuta derisa një lojtar të bënte iftar.

Edhe në Premierligë referëve u është lejuar ta ndërpresin lojën derisa ndonjëri prej lojtarëve myslimanë ta “prish” me një ushqim të shpejtë agjërimin. 

(Kosova Sot Online )