Lexoni edhe:
Është koha për të vepruar kundër Serbisë dhe shpifjeve monstruoze të porositura në raportin e Dick Martyt
Vera po afron dhe gjithnjë e më shumë po flitet për të ardhmen e Robert Lewandowskit. Sulmuesi polak me gjasë dëshiron të largohet nga Bayern Munichu dhe mediat e huaja shkruajnë se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dëshiron të transferohet në Barcelonë. Madje, mediat polake ditë më parë shkruanin se lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, ka arritur marrëveshje trevjeçare me gjigantin katalunas.
Nga ana tjetër, gjiganti bavarez po insiston se Lewandowski do të qëndrojë në “Allianz Arena”, ku ka kontratë deri në vitin 2023.
Për të sqaruar gjithçka rreth kësaj çështjeje është marrë edhe një herë shefi ekzekutiv i klubit, Oliver Kahn.
“Jemi duke biseduar me të (Lewandowskin) dhe duam që të mbetet në Bayern sa më gjatë të jetë e mundur. Duket se dikush e sheh futbollin si një lojë menaxheriale, ‘Football Manager’, ku klikon dhe kontrata vazhdohet menjëherë. Lewa ka kontratë me ne. Ndërkohë, duhet të shikohen edhe mundësitë financiare. Paratë duhet të dish t’i menaxhosh dhe t’i arsyetosh ato. Bayerni ka vuajtur shumë në dy vjetët e fundit shkaku i pandemisë”, u shpreh Kahn për “Sport1”.
Drejtuesit e Barcelonës janë mjaft të interesuar për të sjellë sulmuesin e rrezikshëm në “Camp Nou”.
(Kosova Sot Online )