Bukuroshja turke, në tribuna për Aro Muriçin

  • S.A /
  • 18 April 2022 - 10:30
Bukuroshja turke, në tribuna për Aro Muriçin

Arijanet Muriç e zhvilloi në fundjavë ndeshjen e radhës me ekipin e tij Adana Demirspor në Superligën turke.

Edhe pse e priti penalltinë e shokut të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, përfaqësuesi kosovar u desh ta nxirrte katër herë topin nga rrjeta pas humbjes nga Kasimpasa, 0:4.

E në tribuna, portieri shqiptar nga Mali i Zi e kishte një mysafire speciale.

Një bukuroshe turke e ka postuar një video në rrjetet sociale, më saktësisht në “Instastory”, ku shihet duke e xhiruar portierin gjigant, e më pas shihet edhe tifozja në fjalë. Tifozja në fjalë e ka vendosur edhe një zemër në postimin e saj tek emri e mbiemri i portierit të Kosovës.

Këtë story e ka shpërndarë edhe vetë portieri i Kosovës, që nënkupton se të dy njihen në mes vete.

Në të ardhmen mund të dalin më shumë detaje rreth raportit të tyre.

(Kosova Sot Online )