Lexoni edhe:
Barcelona ia komplikon edhe më shumë situatën Mallorcas së Muriqit
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e morën mbrëmë një goditje të rëndë kur foshnja e tyre e porsalindur ndërroi jetë. Legjenda e futbollit kishte njoftuar në tetorin e kaluar se po priste binjakë, por mbrëmë tregoi se njëra prej bebeve i vdiq. Çifti e bëri një postim në rrjetet sociale duke e konfirmuar vdekjen e birit të tyre të sapolindur duke e konsideruar këtë si dhimbjen më të madhe të jetës, ndërsa shtuan se fatmirësisht bebja e tyre vajzë mbijetoi. Goditje të rëndë kanë pësuar edhe familjarët e Ronaldos, të cilët bënë postime prekëse për humbjen e djalit të porsalindur. Gjithashtu, edhe klubi i tij, Manchester United doli me një komunikatë, duke shkruar se familja e këtij klubi e bashkë ndjen dhimbjen me CR7. Ndër të tjera, edhe shokët e skuadrës, Marcus Rashford, David de Gea e Alex Telles u përgjigjën me “emoji” me zemra, duke e dërguar mbështetjen e tyre për yllin portugez.
Barcelona ia komplikon edhe më shumë situatën Mallorcas së MuriqitLexoni edhe:
Edhe legjenda e futbollit, Pele, e ngushëlloi 37 vjeçarin për humbjen e rëndë që e përjetoi mbrëmë. Po ashtu, edhe legjenda e atletikës, Usain Bold i kishte disa fjalë për shokun e tij, Cristiano Ronaldo, e gjithashtu dhe sprinteri tjetër xhamajkan, Yohan Blake. Përpos futbollistëve, sportistëve dhe personave të tjerë të famshëm, edhe klubet e Premierligës e shfrytëzuan Twitterin për t’i ngushëlluar Ronaldon dhe Georginan. Edhe La Liga përmes llogarisë së saj në Twitter e bëri të njëjtën gjë. Georgina dhe Cristiano e kanë së bashku vajzën trevjeçare, Alana. E ylli i Manchester United po ashtu e ka djalin, Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakët Eva e Mateo, katër vjeç. Çifti është së bashku që nga viti 2016.
(Kosova Sot Online )