Lexoni edhe:
Championsi dhe titulli i kampionit në Itali? Flet Amir Rrahmani
Kontingjenti i Manchester United ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Liverpoolit para përballjes së sontme të dy gjigantëve të futbollit anglez. Kjo ndeshje nuk do të jetë e zakonshme pasi do të zhvillohet vetëm një ditë pas tragjedisë familjare që e përjetoi Cristiano Ronaldo, i cili mbrëmë njoftoi se foshnja e tij vdiq. E tifozët e Liverpoolit kanë përgatitur diçka emocionuese për ta nderuar, respektuar dhe ngushëlluar yllin portugez, shkruan mediumi britanik “Daily Star”. “Kam lexuar se tifozët e Liverpoolit do t’i japin mbështetje Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes së sontme. Ata do të duartrokasin për një minutë për nder të CR7.
Championsi dhe titulli i kampionit në Itali? Flet Amir RrahmaniLexoni edhe:
Ju lutemi, bëjeni të gjithë që do të shkoni në stadium sonte. Tragjedia nuk njeh ngjyra”, ka shkruar një tifoz i Liverpoolit. “Mendoj se tifozët tanë do ta shfaqin klasin e tyre dhe ta shfaqim mbështetjen tonë për Cristianon dhe partneren e saj pas humbjes së djalit të tyre. Me një minutë duartrokitje në minutën e 7-të do t’ju tregojmë tifozëve të tjertë dhembshurinë e vërtetë. Rivaliteti nuk do të thotë asgjë në kohë si kjo”, ka shkruar një tjetër tifoz i “Reds”.
Championsi dhe titulli i kampionit në Itali? Flet Amir RrahmaniLexoni edhe:
Ronaldo dhe Georgina po prisnin binjakë, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ia doli të mbijetojë. Çifti është i lidhur që nga viti 2016. Ronaldo i ka pesë fëmijë, Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakët Mateo e Eva, 4 dhe Alana 4, si dhe vajzën e porsalindur.
(Kosova Sot Online )