
Lexoni edhe:
Sa fëmijë i ka Cristiano Ronaldo dhe kush janë nënat e tyre?
Vedat Muriqi po kalon momente pozitive të karrierës. Futbollisti kosovar e ndihmoi Mallorcan në fitoren e mbrëmshme 2;1 ndaj Deportivo Alavesit pasi e shënoi golin e dytë të vendësve. Paraprakisht, ai kishte realizuar gol të rëndësishëm edhe ndaj Atletico Madridit, në fitoren minimale, 1:0.Prizrenasi arriti në kuotën e 4 golave në La Liga, ndërsa e ka dhuruar edhe një asistim.Por, lajmi i keq është që përfaqësuesi kosovar do të mungojë në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
Sa fëmijë i ka Cristiano Ronaldo dhe kush janë nënat e tyre?Lexoni edhe:
Ai në fakt nuk do të ketë të drejt loje për duelin e fundjavës ndaj Barcelonës shkaku i pesë kartonëve që i ka marrë në ndeshjet e zhvilluara nga janari, kur iu bashkua Mallorcas. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “okdiario”.Muriqi mund të rikthehet në duelin pasues me Granadan, në tentim për ta ndihmuar Mallorcan të mbetet në La Liga.
(Kosova Sot Online )