Lexoni edhe:
Pushteti korrupton nivelet e autoritetit
Manchester United është duke kaluar nëpër një sezon dëshpërues.
“Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e gjashtë në tabelë dhe rrezikojnë të mbesin jashtë Championsit për sezonin tjetër. Dhe, ky edicion dëshpërues s’do të kalojë pa sanksione dhe ndryshime gjatë verës që vjen.
Pushteti korrupton nivelet e autoritetitLexoni edhe:
Tabloidi britanik “The Sun” raporton se klubi nga “Old Trafford” planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm.
Madje, sipas këtij mediumi, janë plot 12 futbollistë që pritet të largohen nga “Teatri i Ëndrrave” në fund të sezonit.
Bëhet fjalë për lojtarët si: Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Nemanja Matic, Juan Mata, Lee Grant, Phil Jones, Alex Telles, Aaron Ëan-Bissaka, Eric Bailly, Marcus Rashford e Anthony Martial.
E nga shitja e tyre, përpos atyre që do të largohen si lojtarë të lirë, Man Utd planifikon të përforcohet me lojtarë të tjerë.
E dyshimtë është edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek United.
Ylli portugez po ashtu mund të largohet nga “Old Trafford” nëse ekipi i tij aktual nuk arrin të futet në Top 4 për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )