Pele lirohet nga spitali

  • 22 April 2022 - 09:13
Pele lirohet nga spitali

81-vjeçari Pele u lirua nga spitali Israelita Albert Einstein pasi kaloi tre ditë atje për analizat në lidhje me trajtimin e tij të kancerit. Sipas mjekëve, ai është në gjendje të mirë dhe stabile. Shtatorin e kaluar, teksa po shkonte për një sërë ekzaminimesh rutinë që ishin shtyrë për 15 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, mjekët zbuluan se Pele kishte kancer në zorrën e trashë, për të cilin tashmë një herë i është nënshtruar një operacioni.Që atëherë, ai i është nënshtruar një trajtimi që përfshinte seanca kimioterapie. Ka pasur teste mujore për të kontrolluar efektivitetin e të gjithë trajtimit kundër kancerit.

Vitet e fundit, shëndeti i Peles ishte përkeqësuar edhe për shkaqe të tjera, si problemet e shtyllës kurrizore, ijeve dhe gjurit, të cilat ia pakësuan lëvizshmërinë dhe e detyruan t’i nënshtrohej operacioneve të tjera. Ai është futur edhe në spital në të kaluarën për disa probleme me veshkat. Ndërsa ai vazhdon të luftojë kancerin, ai do të kthehet rregullisht në spital. Por, të paktën tani për tani, ai mund të kthehet në shtëpi pas kësaj vizite rutinë.

(Kosova Sot Online )