Ekipi kosovar në CS:GO vazhdon sot garimin për t’u kualifikuar në turneun më të madh në botë

  • 22 April 2022 - 10:09
Ekipi kosovar në CS:GO vazhdon sot garimin për t’u kualifikuar në turneun më të madh në botë

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles do ta vazhdojë sot garimin në përpjekje për t’u kualifikuar në turneun më të madh në botë, PGL Antwerp Major 2022. Ata pritet të garojnë diku rreth orës 11:00, kurse përballë do ta kenë një kundërshtar tejet të vështirë. Lojtarët kosovarë do të garojnë me ekipin e katërt në botë në CS:GO, G2. Momentalisht, Bad News Eagles kanë një fitore dhe një humbje nga dita e djeshme.

Ata triumfuan në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj ekipit rus, Entropiq 19:17, kurse u mposhtën 16:11 nga ekipi i shtatë në botë, NIP.

Bad News Eagles u nevojiten tri fitore për t’u kualifikuar tutje dhe për të shkruar historinë.

Por, për ta bërë këtë, djemtë nga Kosova duhet t’i mposhtin ekipet më të mira në botë në këtë lojë. 

(Kosova Sot Online )