
Lexoni edhe:
Zbulohet shuma e parave që do ta marrë Isco në klubin e ri
Altin Merlaku është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së 30-të në Superligën e futbollit.Mesfushori kualitativ e bëri një paraqitje fantastike për Dukagjinin në fitoren 2:0 ndaj Gjilanit”. Kapiteni i skuadrës klinase i realizoi vetë të dy golat duke ia siguruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ekipit të Armend Dallkut. Madje, Merlaku shënoi dy herë brenda vetëm tre minutash, kurse gjatë lojës pati angazhim të pashoq dhe kreativitet.
Zbulohet shuma e parave që do ta marrë Isco në klubin e riLexoni edhe:
Për këtë, me plot meritë Merlaku e mori çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, bankën BKT. Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht, klinasit i kanë 36 pikë, aq sa i ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.
(Kosova Sot Online )