Lexoni edhe:
Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-së
Wanda Nara, bashkëshorte e Mauro Icardit ka dalë në gjykatë kundër Fabrizio Coronas, i cili kishte raportuar se ajo e kishte tradhtuar sulmuesin argjentinas me shokun e skuadrës në atë kohe, Marcelo Brozovic.
Incidenti kishte ndodhur në muajin shkurt 2019, kur thashethemexhiu famëkeq, Fabrizio Corona në uebfaqen e vetë e kishte publikuar lajmin se Nara e kishte një aferë me përfaqësuesin kroat, Brozovic. Kjo përfshinte një audioinçizim të dyshes, edhe pse nuk vërehet mirë nëse ishte i vërtet apo jo.
Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-sëLexoni edhe:
Sidoqoftë, Corona ka përfunduar në gjyq për këtë thashetheme dhe të pavërtet, siç konsideron ish-bashkëshortja e futbollistit Maxi Lopez.
“Unë nuk kam pasur kurrë lidhje me Marcelo Brozovic. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka shkaktuar probleme, në familje dhe jashtë saj. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë dhe janë bullizuar. Na ka shkaktuar probleme, mua dhe bashkëshortit, duke e pasur parasysh se unë jam menaxherja e tij. Asgjë nga kjo histori nuk është e vërtet”, ka thënë Nara në gjykatë, në dëshminë kundër Coronas. Kjo histori ishte vërtet e dëmshme duke e pasur parasysh historinë personale të saj. Wanda ishte e martuar me ish-shokun e skuadrës së Icardit në atë kohë tek Sampdoria, Maxi Lopez. Icardi jeton me Wandan dhe i mbajnë bashkë fëmijët që i kishte ajo me Maxi Lopezin dhe ata që i ka çifti aktual. Icardi dhe Nara i kanë kaluar muajt e fundit duke u ndarë dhe duke u ribashkuar shkaku i dyshimeve se sulmuesi argjentinas e tradhtoi gruan e tij.
(Kosova Sot Online )