![Kumbulla flet për fitoren e madhe](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/17/200x200_kumbulla-780x4391723895168.jpg)
Distria Krasniqi fiton, një hap larg medaljes së bronztë në Evropian
![Distria Krasniqi fiton, një hap larg medaljes së bronztë në Evropian](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/29/auto_Screenshot_6-48-600x3601651231837.png)
Distria Krasniqi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Ajo mposhti xhudisten zvicerane, Fabienne Kocher me waza-ari.
Krasniqi vazhdoi garën në repesazh, pasi u mposht në çerekfinale nga nënkampionia olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë, Amandine Buchard.
Xhudistja kosovare do të përballet me fituesen e duelit Puljiz-Giuffrida për medaljen e bronztë.
Kujtojmë se në fazën e repesazhit sot është edhe xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha.
(Kosova Sot Online)