Arsenali arrin marrëveshje për transferimin e Gabriel Jesusit
Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Gabriel Jesusit.
Klubi londinez ka qenë i lidhur me brazilianin në javët e fundit, pasi “Topçinjtë” duan të përforcohen me një sulmues.
Dy sulmuesi e skuadrës, Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah, mund të largohet si lojtarë të lirë nga “Emirates Stadium”, pasi kontratat e tyre skadojnë më 30 qershor.
“TodoFichajes” ka raportuar këtë të shtunë se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për blerjen e Jesusit.
Arsenali thuhet se do të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit.
Gabriel Jesus ka shënuar 12 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shtuar gjithashtu edhe 12 asistime.
(Kosova Sot Online)