Lexoni edhe:
Pranvera, stina e fillimit të pastrimit të sistemit të drejtësisë nga strukturat e krimit
Një tifoz shqiptar është bërë protagonist mbrëmë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Në fakt, tifozi në fjalë i kaloi reklamat dhe iu iku gardave të sigurisë për të marshuar drejt fushës së blertë, me ç’rast e shfaqi flamurin kombëtar shqiptar.Ai iu shmang sigurimit me vrap dhe shkoi tek Karim Benzema, të cilin e përqafoi, para se të largohej më pas nga sigurimi.
Real Madridi bëri përmbysje të madhe ndaj Manchester Cityt duke fituar me rezultat 3:1, i cili ishte i mjaftueshëm për të shkuar në finalen e Parisit, e cila do të luhet më 28 maj, e ku për kundërshtar do ta ketë Liverpoolin.
(Kosova Sot Online )