
Lexoni edhe:
Pamje nga momenti kur tifozi shqiptar futet në fushë dhe shkon për ta përqafuar Benzeman
Real Madridi e siguroi mbrëmë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve pas një rikthimi sensacional që e bëri në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt. “Los Blancos” ishin duke humbur 0:1 deri në minutat shtesë, por zëvendësuesi Rodrygo u bë hero i ekipit duke i realizuar dy gola të shpejtë.
Më pas, në vazhdime realizoi edhe Karim Benzema nga penalltia për t’ia siguruar Realit fitoren 3:1, e cila ishte e mjaftueshme për të shkuar në finale pasi lojën e parë City e kishte fituar 4:3 javën e kaluar në “Etihad Stadium”. E festa e madrilenëve u zhvendos më pas në dhomat e zhveshjes.
Protagonist tek festa ishte lojtari më i mirë në botë i momentit, Karim Benzema, por nuk mungoi festa as nga lojtarët tjerë “Los Blancos”, të cilët janë edhe kampionë të freskët të Spanjës.
Reali do të luajë në finalen e madhe të Championsit ndaj Liverpoolit më 28 maj në Paris të Francës.
(Kosova Sot Online )