Lexoni edhe:
Pamje nga momenti kur tifozi shqiptar futet në fushë dhe shkon për ta përqafuar Benzeman
Real Madridi është klubi i rekordeve. “Los Blancos” e siguruan mbrëmë finalen pasi e eliminuan Manchester Cityn me përmbysje. Kampioni i freskët i Spanjës me këtë rast e arriti finalen e 17-të në histori të Kupës së Kampionëve/Ligës së Kampionëve. Një gjë të tillë nuk e ka arritur asnjë klub deri tash.
Milani dhe Bayerni e ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 11 finale, kurse Liverpooli arriti në kuotën e 10 finaleve.
Gjiganti spanjoll e ka një statistikë impresionuese të finaleve duke i fituar 13 nga 16 sa i ka luajtur deri më tash.
Reali i ka humbur vetëm tri finale, e fundit në vitin e largët 1981.
E finalen, “Mbretërit e Spanjës” do ta zhvillojnë pikërisht kundër Liverpoolit, pikërisht në Paris.
Herën e fundit në finale madrilenët i kishin mundur pikërisht “Reds”.
Reali më 28 mars do ta kërkojë Championsin e 14-të në histori, kurse Liverpooli të shtatin.
(Kosova Sot Online )