Roma me dhuratë speciale për 166 tifozët që ishin në tribuna në humbjen 6:1 ndaj Bodo/Glimt

  • S.A /
  • 06 May 2022 - 10:07
Roma me dhuratë speciale për 166 tifozët që ishin në tribuna në humbjen 6:1 ndaj Bodo/Glimt

Tifozët e Romës që ishin në tribuna në humbjen e thellë 6:1 do të kenë bileta falas për finale. Roma u ka premtuar bileta falas në finalen e Conference Leagues ndaj Feyenoordit atyre tifozëqve që ishin në tribuna në humbjen 6:1 ndaj Bodo/Glimt. Giallorossi ia dolën deri në takimin final në Tiranë, Shqipëri, më 25 maj, falë fitores së tyre totale 2-1 ndaj Leicester City. Pas vërshëllimës së fundit, Roma lëshoi​​një deklaratë duke konfirmuar se do të shpërblente ata 166 tifozë që udhëtuan në Norvegji për humbjen katastrofike 6-1 ndaj Bodo/Glimt gjatë fazës së grupeve.

Këta mbështetës e panë skuadrën e Jose Mourinho-s në gjendjen më të keqe dhe tani do të kenë mundësinë për të brohoritur skuadrën në finalen e Europa Conference League. Kjo do të jetë finalja e parë e madhe evropiane për Romën që nga viti 1991.

(Kosova Sot Online )