
Lexoni edhe:
Njohja reciproke çelësi kryesor i dialogut të suksesshëm për normalizim me shtetin serb!
Ish-portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel, beson se Real Madridi nuk e meritonte të kualifikohej në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Liverpoolin në Paris më 28 maj.
Schmeichel shpjegoi se Los Blancos nuk krijoi shumë në ndeshjen e dytë kundër Manchester Cityt, por ata ishin mjaftueshëm klinikë për t’i kthyer të tre rastet e tyre në gola.
“ Real Madridi nuk ka të drejtë të jetë në atë finale”, tha Schmeichel për CBS Sports.
“Ata ishin skuadra më e dobët gjatë dy ndeshjeve. Shansi i parë ishte goli i parë në minutën e 90-të, goli i dytë ishte rasti i dytë dhe goli i tretë ishte hera e tretë që goditën portën. Man City ishte në kontroll të plotë, por ishte ai moment që ne folëm për këtë. Ne folëm sesi stadiumi atje mund të ishte lojtari i 12-të|, deklaroi Schmeichel.
Real Madridi humbi njwrwn nga dy ndeshjet qysh prej fillimit tw fazws sw nokautit, megjithatw nw tri rastet ia doli tw kualifikohej tutje.
(Kosova Sot Online )