![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/07/200x200_Pep-Guardiola-600x3601651911694.jpg)
Lexoni edhe:
Guardiola e dëshiron yllin e skuadrës rivale, Man City nis misionin për nënshkrimin me të
Charles Oliveira nuk do të jetë në gjendje të mbajë rripin e tij në peshat e lehta, pasi nuk arriti të peshonte 70 kilogramë në ceremoninë e matjeve.
Kampioni brazilian pati edhe dy mundësi të tjera, por nuk mundi të hiqte gjysmë kilogrami i nevojshëm për të përmbushur peshën e kërkuar.
Do Bronx u ngjit në peshore për herë të parë me pesë minuta të mbetura para mbylljes së afatit dy-orësh të peshimit, në atë përpjekje, ai peshonte 70.5 kilogramë. Komisioni i Arizonës i dha atij një orë më shumë për të hequr gjysmë kile shtesë që ai kishte.
Pas kalimit të kohës, Oliveira u kthye në peshore dhe përsëri peshoi 70.5 kilogramë, kështu që UFC njoftoi se titulli i ishte heqru.
Lufta do të vazhdojë
Megjithatë, nëse Oliveira fiton titullin do të mbetet i ngrirë, përkundrazi, nëse Justin Gaethje (i cili peshonte 70 kilogramë) fiton luftën, ai do të jetë kampioni i padiskutueshëm i peshave të lehta.
Lufta nuk humbet rëndësinë sepse UFC merr parasysh raportin fitore-humbje, kështu që Charles Oliveira do të duhet të dalë për të fituar për të zgjedhur një betejë të ardhshme për rripin e peshave të lehta. Luftëtarrja tjetër që gjithashtu dështoi të arrinte në peshën e duhur ishte Norma Dumont, e cila peshonte 66 kilogramë për luftën e saj të peshës së lehtë kundër Macy Chiasson, për të cilën u gjobit me 30 për qind të fitimeve të saj.
Kur është lufta?
Lufta mes Justin Gaethje dhe Charles Oliveira do të vijojë me orarin e saj të së shtunës, 7 maj (sot).
Qendra në Phoenix, Arizona do të jetë nikoqire e luftës midis Gaethje dhe Oliveira.
https://www.instagram.com/espnmma/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9fdee155-b1fd-480c-9a2c-163a56227914
(Kosova Sot Online )