Lexoni edhe:
Veprat e karakterit penal nga pozitat shtetërore nuk mundë të kufizohen as të amnistohen, duhet të ndiqen e të gjykohen!
Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Marco Verrattin. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi kataluans është duke monitoruar situatën e italianit te Paris Saint-Germainit, pasi ai thuhet se nuk është i lumtur te kampioni francez shkaku i minutave në lojë.
Edhe trajneri i Barçës, Xavi, thuhet se e dëshiron transferimin e Verrattit në “Camp Nou”, pasi ish-mesfushorin e Pescaras e sheh si përforcim ideal. 29-vjeçari me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Marco Verratti në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro.
(Kosova Sot Online )