![Neymar e shënon golin e parë që prej rikthimit në Santos](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/30/200x200_neymar-1130x6351688121053.jpeg)
Romano njofton për arritjen e marrëveshjes mes Haalandit dhe Man Cityt, këto janë detajet
![Romano njofton për arritjen e marrëveshjes mes Haalandit dhe Man Cityt, këto janë detajet](/uploads/kosova-sot/images/2022/April/22/auto_Erling-Haaland-600x3601650630621.jpg)
Marrëveshja tashmë është arritur përfundimisht. Erling Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga sezoni i ardhshëm.
Gazetari italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se norvegjezi ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore në Belgjikë me mjekët e klubit anglez.
Man City do të aktimmvizojë klauzolën e lirimit të Halaandit, e cila sipas Romanos, është më e ulët se shuma prej 75 milionë euro, që u raportua ditëve të fundit.
21-vjeçari me kampionin anglez do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
(Kosova Sot Online)