Lexoni edhe:
Atmosfera nga dasma e Haxhi Krasniqit përmes videove
Erling Braut Haaland do të jetë lojtar i ri i Manchester Cityt. Do të jetë ai numri 9 i Pep Guardiolës.
Lajmin e ka bërë të ditur portali belg “DHNet’. Madje, sulmuesi i Borussia Dortmundit i ka kryer edhe vizitat mjekësore tek “Citizens”, më saktësisht në Bruksel. Me këtë rast, gjatë kësaj jave pritet të bëhet edhe zyrtar transferimi i tij në “Etihad Stadium”. Dortmundi, nga shitja e përfaqësuesit norvegjez do t’i fitojë 75 milionë euro.
Ndërsa, sulmuesi i rrezikshëm do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027, derisa do të paguhet 30 milionë euro në vit, përfshi këtu edhe bonuset.
Atmosfera nga dasma e Haxhi Krasniqit përmes videoveLexoni edhe:
Ndërkohë, klubi gjerman gjatë javës do ta transferojë pasuesin e Haalandit, Karim Adeyemi nga Red Bull Salzburg.
Norvegjezi kërkohej edhe nga Real Madridi, por në fund vendosi t’i bashkohet klubit në të cilin ka luajtur edhe babai i tij.
(Kosova Sot Online )