Mike Tyson shprehet ‘absolutisht’ i gatshëm të ndeshet me Jake Paul

  • 11 May 2022 - 09:42
Mike Tyson shprehet ‘absolutisht’ i gatshëm të ndeshet me Jake Paul

Jake Paul e ka përmendur Mike Tysonin si një nga kundërshtarët e preferuar për këtë verë, ndërsa legjenda e boksit nuk do të hezitonte t’i dalë përballë boksierit aspirues. Personaliteti i famshëm i mediave sociale, i shndërruar në boksier, në muajin gusht do të rikthehet në ring, ndërsa ‘Iron Mike’ është ndër të preferuarit e tij për t’u përballur. Tyson është pensionuar nga boksi profesionist në vitin 2005, mirëpo u rikthye në vitin 2020 për një meç miqësor ndaj Roy Jones Jr.Dhe natyrisht në rast se plotësohen kërkesat e tij financiare, 55-vjeçari do të ishte i gatshëm të rikthehej ndaj ‘Fëmijës problematik’.

Gjatë pjesëmarrjes në podcastin Club Random, nikoqiri Bill Maher e pyeti nëse do të ndeshej me Paul dhe përgjigja e Mike ishte: “Absolutisht”.

“Do t’i telefonoj gjatë të premtes dhe do të bisedojmë”, shtoi tutje legjenda duke lënë të kuptohet se meçi mund të realizohet në të ardhmen.Përkundër moshës dhe pensionimit për afro dy dekada, Tyson mund të jetë kundërshtari me kredenciale më të mira që është përballuar 25-vjeçari Paul deri më tani. 

(Kosova Sot Online  )