Lexoni edhe:
I shtrirë në dysheme, e shqelmon kundërshtarin dhe më pas e nokauton lehtësisht
Pep Guardiola e ka mirëpritur transferimin e Erling Haalandit në Manchester City. Kampioni aktual anglez e zyrtarizoi së fundmi përforcimin më të ri dhe sulmuesi norvegjez do të luajë nën drejtimin e trajnerit spanjoll nga sezoni i ardhshëm. E ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut thotë se i pëlqen të punojë me lojtarë të kalibrit të futbollistit aktual të Borussia Dortmundit, i cili mund ta ndihmojë atë të arrijë suksese të reja dhe të ngritet si trajner. “Haaland do të adaptohet shpejt në mënyrën se si duam të luajmë ne. Një sinjal i mirë për të ardhmen, shpresoj që do të jetë këtu për shumë vite”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.
I shtrirë në dysheme, e shqelmon kundërshtarin dhe më pas e nokauton lehtësishtLexoni edhe:
“Mua më pëlqen të punoj me lojtarë të mëdhenj. Ata të bëjnë trajner të mirë. Një talent i jashtëzakonshëm, do ta ndihmojmë atë sa më shumë të jetë e mundur”, përfundoi Guardiola.
Haaland do ta mbyllë këtë sezon me Verdhezinjtë në Gjermani, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të mundohet ta ndihmojë ekipin ku luajti edhe babai i tij.
Raportohet se ish-futbollisti i Salzburgut i ka kushtuar Cityt afro 60 milionë euro
(Kosova Sot Online )