Ancelotti vendos për të ardhmen e Hazard
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka treguar vendimin e tij në lidhje me të ardhmen e futbollistit belg, Eden Hazard.
Tekniku italian tha se Eden Hazard do të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll edhe edicionin e ardhshëm.
“Hazard do të qëndrojë te Real Madridi edicionin e ardhshëm. Plani i Hazardit është shumë i qartë. Ai dëshiron të tregojë kualitetin e tij edicionin e ardhshëm”, tha Ancelotti.
Eden Hazard erdhi te Real Madridi në vitin 2019, por asnjëherë nuk arriti ta tregonte kualitetin që e pati për vite me radhë te Chelsea.
Përveç formës jo të mirë, lëndimet luajtën rol të madh në belgun.
(Kosova Sot Online)