Lexoni edhe:
Klubi i njohur anglez do të nisë bisedimet me Chelsean për transferimin e Armando Brojës
Lionel Messi ka mbetur jashtë ekipit ideal të vitit në Ligue 1.
Futbollisti argjentinas, bashkë me shokët e skuadrës, Marco Verratti dhe Neymar, nuk janë pjesë e 11-shes më të mirë të sezonit në kampionatin francez.
Messi nuk e pati një vit pozitiv me PSG-në pasi hasi në vështirësi për t’u ambientuar në “Parkun e Princave”.
Çmimet nga “UNFP Trophees” u ndanë pas votave të futbollistëve profesionistë të ligës, pra ky është një vlerësim i vetë lojtarëve.
Edhe pse u kritikua nga tifozët dhe nga mediat, Giggi Donnarumma u zgjodh portieri i vitit ani pse në ekip kishte konkurrencë të forta nga një portieri si Keylor Navas.
Natyrisht, në këtë ekip nuk kish se si të mungonte Kylian Mbappe, i cili me gjasë është duke e kaluar sezonin e fundit në Ligue 1.
Pra, lista përbëhët më së shumti nga lojtarët e PSG-së, të cilët e dominuan kampionatin francez në edicionin 2021/22.
(Kosova Sot Online )