Lexoni edhe:
Problemi çfarë bën amnestia
Ka përfunduar gara për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun më prestigjioz të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku ishin përball ekipeve më të mira të botës.
bNe përfunduan në vendin e 15 –të në turneun i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Pas suksesit të tyre në turneun kualifikues të Majorit, ekipi shqiptar siguroi pjesëmarrjen në fazën ‘Challengers Stage’ të PGL Antwerp Major.
Edhe këtë sfidë Bad News Eagles e kaluan me sukses, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër ‘Legends Stage’, ku patën mundësi të vazhdojnë në 16 skuadrat më të mira.
Fati nuk ishte në anën e ekipit shqiptar nga Kosova për të vazhduar në fazën e radhës, pasi humbën tri ndeshje, ata u eliminuan nga turneu Major.
Fitimet nuk munguan për ekipin shqiptar, pasi u eliminuan nga turneu, kanë siguruar një grup çmimesh rreth 8.500 dollarë (8172 euro), transmeton Telegrafi.
Por kjo nuk është e tëra, ekipi i Bad News Eagles mund të fitojë vlerë e cila arrin shumën afër një milion dollarë, nga shitja e stikerave virtualë në lojën e CS:GO, ku ekipi dhe lojtarët tashmë kanë stikerin e tyre virtual në lojën e CS:GO për shkak të kualifikimit në turneun Major, dhe stikerat e tyre mund të blihen në ‘STEAM MARKET’ nga të gjithë fansat anë e mbanë botës.
Edhe pse kjo vlerë e fitimeve nuk është konfirmuar nga PGL apo VALVE, kjo shifër është deklaruar në emisionin e HLTV.
Problemi çfarë bën amnestiaLexoni edhe:
Ndërkaq suksesi në kualifikimin në fazën ‘Legends Stage’ është një lajmë i mirë për ekipin Bad News Eagles, pasi do të marrin ftesë direkt në turneun kualifikues të turneut major të radhës.
Formacioni i ekipit Bad News Eagles:
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci
Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi
Rigon ‘rigoN‘ Gashi
Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci
Sener ‘SENER1‘ Mahmuti
Klesti ‘stikle‘ Kola (Trajner)
(Kosova Sot Online )