Lexoni edhe:
Problemi çfarë bën amnestia
Një tifoz pejan ka bërë skena të turpshme në ndeshjen ndërmjet Pejës dhe Trepçës, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-offit” të Superligës së basketbollit.
Në fakt, ndeshja e mbrëmshme ishte mjaft e tensionuar dhe nuk munguan as fyerjet, por edhe përleshja në distancë përmes gjuajtjes së fishekzjarrëve në mes të tifozëve pejanë dhe atyre mitrovicas në palestrën “Karagaç” në Pejë.
Dhe, ajo që e bëri një tifoz pejan ishte jashtë normales, shkruan “Gazeta Express”.
Ai u pa duke i ngritur tre gishtërinj, simbol me të cilin krenohen serbët, në drejtim të tifozëve mitrovicas.
Gjithashtu, tifozët pejanë dolën nga kontrolli dhe u dëgjuan duke kënduar në kor: “ju jeni shkije”, duke i ofenduar në këtë rast tifozët mitrovicas.
Problemi çfarë bën amnestiaLexoni edhe:
Një tifoz pejan po ashtu u fut në parket dhe e sulmoi basketbollistin e Trepçës.
Pra, skena të tilla të turpshme ka kohë që nuk ishin parë në basketbollin kosovar.
Me siguri, pejanët do të dënohen për këto veprime.
Peja e fitoi lojën 72:66, por rezultati i saj doli në plan të dytë.
(Kosova Sot Online )