![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/16/200x200_FFFF-600x3601652693202.jpg)
Lexoni edhe:
Sportistët më të paguar në botë për vitin 2022, këto janë pozitat që i zënë Messi e Ronaldo
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar datën e fillimit të sezonit 2022/23 në Superligën e futbollit.
Kështu, liga elitare do ta nisë edicionin e ri në fundjavën e dytë të muajit gusht, respektivisht më 13 të atij muaji.
Kurse, Liga e Parë do ta hapë perden e sezonit të ri pas një javë, më 20 gusht.
Siç dihet, sivjet Kampionati Botëror për herë të parë në histori do të zhvillohet në vjeshtë, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat, njashtu edhe në Kosovë, do t’i përshtatet këtij formati.
Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual ka mbetur të zhvillohet vetëm edhe një xhiro në Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi i Superligës dhe finalja e Kupës së Kosovës.
(Kosova Sot Online )