Lexoni edhe:
Dybala përshëndetet me lot në sy me tifozët e Juves
T’i shohësh fëmijët duke luajtur futboll është gjithmonë kënaqësi. Njëjtë si të rriturit, edhe ata dinë të dhurojnë spektakël dhe të bëjnë veprime për duartrokitje. Një gjë të tillë e bëri edhe portieri i ri, Arthur Rodrigues, i cili ishte protagonisti i lojës. Portieri i ri brazilian në fakt e priti penalltinë e kundërshtarit dhe më pas një gjuajtje tjetër ballë përballë. Por, kjo nuk ishte e tëra.
Dybala përshëndetet me lot në sy me tifozët e JuvesLexoni edhe:
Portieri që e kishte ditën e tij, në aksionin pasues shënoi gol nga porta e tij. Kjo video është bërë hit në internet, ndërsa portieri është bërë hero për momentin, me shpresën që kur të rritet, të bëhet portier i madh në futbollin profesionist.
(Kosova Sot Online )