![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/18/200x200_flamuri-i-kosoves1652853058.jpg)
Lexoni edhe:
Aplikimi i Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës,test për seriozitetin ne interes për shtetin
Eintracht Frankfurti dhe Glasgoë Rangers do ta kërkojnë këtë trofe për herë të parë në histori të tyre.
Finalja e garës së dytë më të rëndësishme të futbollit evropian do të zhvillohet në Sevilla të Spanjës, duke filluar nga ora 21:00.
Kjo ndeshje, përpos prestigjit të trofeut të Ligës së Evropës, e ka një rëndësi tjetër të veçantë pasi fituesi i saj do ta sigurojë automatikisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Gjermanët janë treguar të suksesshëm në garat evropiane pasi e kishin fituar Kupën UEFA në sezonin 1979/80 dhe Kupën Intertoto në edicionin 1966/67.
E tash, Frankfurti e kërkon një trofe evropian pas pritjes së gjatë prej 42 vjetësh.
Nga ana tjetër, ekipi britanik e ka prekur finalen e pestë evropiane, me ç’rast deri tash e ka fituar vetëm një trofe, atë të Kupës së Kupave në sezonin 1971/72.
Rangers rikthehet në finale evropiane pas 14 vjetësh, kur ishte mposhtur nga Zeniti në finale 0:2.
(Kosova Sot Online )