Lexoni edhe:
Në këtë shtet nuk u punua mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës, kjo çka sot po shohim dhe po përjetojmë është më shumë qesharake së sa serioze
Arsenali raportohet se ka zhvilluar bisedimet e para rreth një nënshkrimi të mundshëm me Paulo Dybalan.
Siç dihet, argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.
Për Dybalan kanë shprehur interesim disa prej klubeve më të mëdha, teksa besohet se edhe Arsenali është në mesin e tyre.
“ESPN” ka raportuar se “Topçinjtë” tashmë kanë zhvilluar bisedime përfaqësuesit e 28-vjeçarit në Londër.
Megjithatë, raporti shton se bisedime të ngjashme do të zhvillohen edhe me disa klube tjera të interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Palermos, para se të merret një vendim përfundimtar.
Paris Saint-Germaini, Interi e Roma thuhet se janë klubet e tjera të interesuara për të nënshkruar me Dybalan.
(Kosova Sot Online )