![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/23/200x200_auto_603f0e711d0ec2001c8ee5b716226996371653285055.jpg)
Lexoni edhe:
Historia e rastit “Toka” zbulon lakuriq pasojat e instalimit të strukturave kriminale të SHIK-ut në sistemin e drejtësisë
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka përshkruar ekipin e tij si “fenomenal” pas suksesit të arritur këtë sezon. “Rossoneri” e siguruan dje titullin e kampionit pas fitores së pastër ndaj Sassuolos, 3:0 duke e lënë prapa me dy pikë kampionin e deridjeshëm, Inter. Milani kështu e fitoi titullin e kampionit pas 11 vjetësh pritjeje.
“Lojtarët e mi janë fenomenalë. Ata janë të lumtur për veten, për mua, për stafin, për klubin dhe për tifozët tanë, të cilët e merituan këtë Scudetto. Jam me të vërtet i lumtur”, deklaroi fillimisht Pioli për “DAZN”. “Ne gjatë sezonit ishim më konsistentë se Interi. Ndeshjen e fundit që e humbëm ishte nga Spezia dhe atë nuk është dashur ta humbisnim.
Ekipi nuk u dorëzua kurrë, lojtarët ishin fantastikë, si ata që luajtën më shumë, ashtu edhe ata më pak. E merituam Scudetton sepse besuam më shumë në të. Ne e merituam sepse jemi ekip i fortë. Unë i kisha në krahë dy menaxherë të mëdhenj si Maldini e Massara”, vazhdoi Pioli.
Ai thotë se Milani po e trajton si mbret dhe se asnjë eksperiencë në karrierën e tij nuk ishte më e mirë sesa ajo me Kuqezinjtë. Pioli u zgjodh trajneri i vitit në Itali.
(Kosova Sot Online )