
Lexoni edhe:
“Atë nanë ua q...”/ Shpërthen Naim Miftari ndaj njerëzve të PRONTO-s
Kylian Mbappe do të fitojë më shumë para pasi vendosi të mbetet në Paris Saint-Germain. Por, sulmuesi francez ka pësuar rënie në rrjetet sociale. Që kur njoftoi se do të qëndronte në kryeqytetin francez, duke e refuzuar kështu përfundimisht ofertën e Real Madridit, kampioni i botës me Francën i ka humbur më shumë se 700 mijë ndjekës në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram. Ditë më parë, ish-futbollisti i Monacos i numëronte 71.7 milionë ndjekës. Ndërsa tash, përfaqësuesi francez i ka 71 milionë ndjekës.
“Atë nanë ua q...”/ Shpërthen Naim Miftari ndaj njerëzve të PRONTO-sLexoni edhe:
Nëse vazhdon me këtë ritëm, numri i ndjekësve që do t’ia bëjnë “unfollow” Mbappes, sidomos ata madrilenë, do të arrijë shumë shpejt në 1 milion.
Mbappe e konfirmoi zyrtarisht qëndrimin në “Parkun e Princave” pas ndeshjes së fundit kampionale të PSG-së, teksa u paraqit së bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi në stadium.
23 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin parisien, deri në vitin 2025.
(Kosova Sot Online )