Lexoni edhe:
U shfaq me fanellën e kombëtares shqiptare në Parlamentin Evropian, eurodeputeti irlandez flet për ABC-në
Goli i Mërgim Berishës është zgjedhur si më i miri i sezonit 2021/22 në Europa League.
Goli akrobatik i realizuar në Antwerp u votua më së shumti nga tifozët, njofton UEFA.
Ky gol ishte regjistruar në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve, të cilën Fenerbahçe e kishte fituar me rezultat 3:0 në udhëtim, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Golat më të bukur të kësaj gare janë zgjedhur nga paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s, e më pas ata u vendosën për votime.
Goli brilant i Lorenzo Insignes në ndeshjen e Napolit ndaj Legias ishte favorit, por tifozët e zgjodhën golin e përfaqësuesit të të rinjve të Gjermanisë, si më të mirin e sezonit.
Vendi i dytë është rezervuar për Mirko Ivanic, kurse i treti për Rafael Borre.
(Kosova Sot Online)