
Vedat Muriqi, kandidat për lojtarin e muajit në La Liga

Vedat Muriqi është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” në La Liga. Bëhet fjalë për muajin maj.
Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll,
Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.
28-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Mallorca në sezonin 2021/22, pavarësisht se te kjo skuadër kaloi në janar.
(Kosova Sot Online)