
Lexoni edhe:
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mund t'i vlerësojnë vetëm gjykata kompetente në Kosovë
Julián Álvarez është lojtari më i përfolur i orëve të fundit në futbollin botëror.
Sulmuesi argjentinas ka bërë diçka që rrallë ndonjë futbollist mund ta bëjë.
Në fakt, ai i ka realizuar 6 gola në fitoren e River Plates me rezultat 8:1 ndaj Alianza Lima në fazën e grupeve të Copa Libertadores.
22 vjeçari, i cili është në pronësi të Manchester Cityt, i huazuar në klubin argjentinas, ishte i papërmbajtshëm dhe i pandalshëm për kundërshtarët.
Ai i realizoi golat në minutat 15, 18, 41, 54, 57 e 83, siç mund ta shihni në videon duke klikuar KETU
Ndërsa, nga një gol e shtuan edhe Santiago Simon (53’) e Elias Gomez (79’).
Nga ana tjetër, golin e vetëm dhe të nderit për Alianza Liman, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Grupit F e realizoi Pablo Lavandeira nga penalltia në minutën e parafundit të lojës.
Pa dyshim, Alvarez e shkroi emrin e tij në histori të futbollit jug-amerikan.
(Kosova Sot Online )