Lexoni edhe:
Vrasja e dyfishtë në veri të Mitrovicës, djali dyshohet se theri për vdekje babain dhe vëllain
Frenkie de Jong mund të jetë një nga lojtarët që mund t’i sjellë shumë para Barcelonës nëse shitet.
Klubi ka probleme të dukshme financiare dhe me fuqinë e opsioneve në mesfushë, ata mund të tundohen të shesin mesfushorin holandez nëse arrin një ofertë e madhe. Manchester United ka shfaqur interesimin më të madh deri më tani dhe ka kontaktuar kampin e lojtarit, por ata duan një përgjigje përfundimtare sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ndërtojnë një projekt të ri nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag.
Nëse De Jong u jep atyre një ‘jo’ definitive, ata mund të lëvizin nga lojtari i Barçës dhe të fokusohen në nënshkrimin e një mesfushori tjetër.
De Jong ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në Camp Nou. Ai bëri një përpjekje të madhe financiare për të ardhur në klub dhe është i bindur se tani mund të luajë një rol të madh në rindërtimin e tyre.
Por ka edhe dyshime. Ka konkurrencë për vende, ndërsa kufizimet financiare të Barçës mund t’i detyrojnë ata të pranojnë oferta.
Manchester United është gati të vërë bast të madh për De Jong, por nëse ai nuk dëshiron të transferohet atje, ata duhet ta dinë tani. Fakti që ata nuk janë në Ligën e Kampionëve mund të llogaritet kundër tyre.
(Kosova Sot Online )