Lexoni edhe:
Parlamenti i Shqipërisë para provimit serioz, në pritje të Rezolutës për ndëshkimin e krimeve të Serbisë në Kosovë
Milani është i gatshëm t’ju përgjigjet Real Madridit dhe Manchester Cityt për interesimin e Rafael Leaos.
Sulmuesi portugez e pati një sezon fantastik duke i ndihmuar Kuqezinjtë të shpallen kampionë të Italisë.
Dhe, mediumi spanjoll “As” njofton se “Rossoneri” e kanë kontaktuar tashmë menaxherin e lojtarit për të diskutuar rreth vazhdimit të kontratës dhe për ta negociuar ngritjen e klauzolës së tij të shkëputjes së kontratës në 200 apo 250 milionë euro.
Në rast se dëshiron ta transferojë përfaqësuesin portugez, Reali, gjithnjë sipas mediumit portugez, duhet t’i ofrojë kartonët e Marco Asensios dhe Luka Jovicit, në tentim për t’i bindur kampionët e freskët italianë.
Kampioni i ri evropian dështoi ta transferonte Kylian Mbappen dhe “ngushëllimin” po mundohet ta gjejë tek Leao.
Ndërsa, “Citizens” e shohin lojtarin këmbëshpejtë si zëvendësues ideal të Raheem Sterling, i cili mund të largohet nga kampioni i ri anglez.
(Kosova Sot Online )