Lexoni edhe:
Parlamenti i Shqipërisë para provimit serioz, në pritje të Rezolutës për ndëshkimin e krimeve të Serbisë në Kosovë
Lirohet nga burgu “supertifozi” i kombëtares Kuq e Zi, Ballist Morina. Tifozi u arrestua nga policia paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit. Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje. Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu. Ky vendim u dha me pretendimin se nuk ishte në dijeni të akuzës. “Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë.
Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.
(Kosova Sot Online )