Ndryshon data, mësohet se kur do të zhvillohet rimeçi mes Usyk dhe Joshua

  • 01 June 2022 - 08:27
Ndryshon data, mësohet se kur do të zhvillohet rimeçi mes Usyk dhe Joshua

Raportohet se ka ndryshuar data për rimeçin mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas.

Joshua humbi titujt e tij botërorë të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO nga Usyk më 25 shtator të vitit të kaluar. Rimeçi mes këtyre boksierëve ishte planifikuar të zhvillohet më 23 korrik të këtij viti.

Por, “Telegraph” ka raportuar këtë të martë se meçi i radhës mes Usyk dhe Joshuas do të zhvillohet në mesin e muajit gusht, dy ose tri javë më vonë se 23 korriku.

Arsyeja e shtyrjes thuhet se lidhet me marrëveshjen e transmetimit të meçeve të Joshuas. “Sky Sports” thuhet se ka të drejtën e transmetimeve në Britaninë e Madhe, kurse “DAZN” do të marrë të drejtat ndërkombëtare për 32-vjeçarin. Pritet që do të nevojiten edhe dy deri në tri javë të tjera për të zgjidhur çështjet ekzistuese rreth marrëveshjeve të transmetimit. Vendi për përballjen mes boksierit nga Ukraina dhe atij nga Britania e Madhe nuk pritet që të ndryshojë. Rimeçi mes Oleskandr Usyk dhe Anthony Joshuas do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online )