Lexoni edhe:
Shpresa e fundit për liberalizimin e vizave fundi i vitit 2022
Shumë prej nesh besonin se dashuria në mes të Shakiras dhe Gerard Piques do të ishte e përjetshme, por e tillë është jeta.Çifti i njohur i dha fund lidhjes 12 vjeçare përmes një komunikate të lëshuar ditë më parë.
Besohet se arsye e ndarjes së futbollistit spanjoll me këngëtaren kolumbiane është tradhtia që ia bëri 35 vjeçari 45 vjeçares. E tash po dalin pak nga pak detajet e historisë së tyre, mbi të gjitha e ditëve të fundit. Mediumi “20min” raporton se Shakira, përkundër faktit se është e shkatërruar emocionalisht me atë që ia bëri i dashuri, ishte e gatshme ta falte atë dhe ta vazhdonte lidhjen.
Shpresa e fundit për liberalizimin e vizave fundi i vitit 2022Lexoni edhe:
Gjithnjë sipas këtij mediumi, kjo nuk ishte hera e parë që Pique e kishte tradhëtuar këngëtaren latine dhe kjo ishte arsyeja se ajo kishte vendosur që edhe këtë radhë “t’i mbyllte sytë”.
Shakira thuhet se është e dashuruar marrëzisht në Piquen dhe ishte e gatshme të bënte sakrifica.
Shtoja kësaj që ata i kanë edhe dy fëmijë, Milan dhe Sasha, kolumbiania e kishte marrë vendimin e vazhdimit të lidhjes.
Por, ky plan nuk i ka funksionuar.
Kjo pasi këtë radhë ishte vonë pasi Pique e kishte ndërruar faqen dhe ai dëshiron të shikojë përpara.
Në jetën e Piques nuk ka më vend për nënën e dy fëmijëve të tij, e cila po vuan shumë, por që dalëngadalë duhet të pajtohet me realitetin.
Problemi është se situata nuk është aq e thjeshtë, shkruan “Gazeta Express”.
Thuhet se futbollisti i Barcelonës është dashuruar në një femër tjetër, me të cilën dëshiron ta vazhdojë lidhjen.
Sidoqoftë, për momentin Pique do të vazhdojë të jetojë në apartamentin e tij të beqarit.
(Kosova Sot Online )