Lexoni edhe:
Shpresa e fundit për liberalizimin e vizave fundi i vitit 2022
Arbër Potoku do të jetë pjesë e Ballkanit edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur kampioni i freskët i Kosovës përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale. Sipas therandasve, futbollisti e ka vazhduar kontratën edhe për një vit. Kjo nënkupton se Potoku do ta kalojë sezonin e pestë në fanellën e klubit Portokalli.
Njëherësh, ai do ta ketë mundësinë të paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve me ekipin nga Suhareka, në daljen e tij të parë dhe historike në Evropë.
Shpresa e fundit për liberalizimin e vizave fundi i vitit 2022Lexoni edhe:
Ballkani po mundohet ta ndërtojë një ekip solid për t’i përballuar garat evropiane dhe sezonin e ardhshëm, ku synon të jetë prapë protagonist, njëjtë si në vitet e fundit.
(Kosova Sot Online )