Lexoni edhe:
Shefi ekzekutiv i Mallorcas flet për situatën e Muriqit
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. “Dardanët” do ta presin Irlandën e Veriut në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C. Verdhekaltrit synojnë fitore në duel me veri-irlandezët për ta rikthyer buzëqeshjen pas humbjes dëshpëruese nga Greqia në shtëpi. Vedat Muriqi me shokë kanë ushtruar në ditët e fundit në Prishtinë dhe janë të gatshëm për sfidën e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri Alain Giresse në konferencë për shtyp dje theksoi se “Dardanët” ndodhen në situatë jo të zakonshme, teksa përballen me mungesa të shumta.
Shefi ekzekutiv i Mallorcas flet për situatën e MuriqitLexoni edhe:
Sidoqoftë, ai zotohet se do të mundohet t’i mbulojë këto mungesa dhe ekipi të paraqitet pozitivisht në fushën e blertë. “Ndodhemi në situatë të veçantë. Vlen të përmendet mungesa e dy lojtarëve që u ndëshkuan me karton të kuq. Këta dy lojtarë që i shtohen listës së mungesave dhe atyre që nuk janë grumbulluar, me ç’rast jemi në vështirësi në pozicione të caktuara, pasi lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm në pozitat e tyre. Mirëpo, pa dyshim se në do të tentojmë t’i përshtatemi situatës ku ndodhemi dhe të tregojmë performanca sa më të mira”, u shpreh Giresse. Nga ana tjetër, trajneri i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough e ka vlerësuar lartë ekipin kosovar. Por, selektori i udhëtuesve nuk e ka fshehur synimin për të fituar në duelin e sontëm. “Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm. Do të shkojmë në secilën ndeshje për të fituar. E dimë historinë tonë, Liga e Kombeve nuk ka qenë e mirë për ne, në aspektin e rezultateve. Kemi provuar lojtarë të rinj në skuadër. Jemi skuadër e re, po zhvillohemi. Jemi duke e freskuar ekipit. Nuk dihet çfarë mund të ndodh në një ndeshje. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Kosovës”, ka thënë ai.
Në dy ndeshjet e para, Kosova i ka grumbulluar 3 pikë pasi e mundi Qipron 2:0 dhe humbi nga Greqia, 0:1.
Kurse, veri-irlandezët e kanë një pikë pasi humbën nga Greqia, 0:1 dhe më pas barazuan me Qipron, 0:0.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të fillojë në orën 20:45.
(Kosova Sot Online )