![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/10/200x200_SHQIPERI1654894503.png)
Lexoni edhe:
Shqipëria mposhtet nga Izraeli në “Air Albania Stadium” dhe mbetet e fundit në grup
Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Unitedit për Frenkie De Jong. Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, zbuloi se klubi anglez ka dërguar ofertën e parë drejt katalunasve për mesfushorin holandez, por që është refuzuar nga Barça. Sipas Romanos, “Djajtë e Kuq” ofruan 60 milionë euro dhe 10 milionë të tjera në formë të bonuseve.
Shqipëria mposhtet nga Izraeli në “Air Albania Stadium” dhe mbetet e fundit në grupLexoni edhe:
Pavarësisht refuzimit të ofertës, klubet thuhet se kanë mbetur ende në kontakt. Bisedimet mes palëve filluan më 1 qershor dhe po vazhdojnë ende. Në anën tjetër, De Jong ende nuk ka zbuluar dëshirën e tij. Ish-futbollisti i Ajaxit është ende në pritje. 25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.
(Kosova Sot Online )