
Lexoni edhe:
Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me Suarezin
Zinedine Zidane raportohet se ka hedhur poshtë mundësinë për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.
Ditëve të fundit u raportua se trajneri francez ka arritur marrëveshje me klubin nga “Parc des Princes”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me SuarezinLexoni edhe:
“AS” tani ka raportuar se Zidane e ka refuzuar PSG-në dhe se tani për tani nuk dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës kampione në Ligue 1.
Ish-trajneri i Real Madridit thuhet se po mendon vetëm për stolin e përzgjedhësit te Kombëtarja e Francës.
Dhe, sipas gazetës spanjolle, Zidane nuk dëshiron të marrë asnjë vendim rreth të ardhmes deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Didier Deschamps është momentalisht përzgjedhës te Franca. Ai ka kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2022.
(Kosova Sot Online)